Zyra e bashkëqeverisjes, 231 aplikime

16/08/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se mbeten edhe 10 ditë nga afati i fundit për aplikantët që duan t’i bashkohen asaj që ai e quan “Zyra e bashkëqeverisjes me qytetarët”.

Rama thotë se deri më tani kanë aplikuar 231 persona.

“Falenderojmë të interesuarit për aplikimet e tyre sipas kërkesave të aplikimit, për të cilin rikujtojmë se kërkohet Letër Motivimi, CV, 2 letra rekomandimi të kandidaturës, përndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshëm. Aplikimet janë të hapura deri më 27 gusht”, shkruan Rama.

Kryeministri fton të interesuarit që ta aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj zyre, që thotë se do të ngrihet menjëherë pas formimit të qeverisë së re. 

Top Channel