Liverpooli ka dalë triumfues nga transferta gjermane ndaj Hoffenheim, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Champions League.
“The Reds” kanë fituar me rezultatin 1-2, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje, ndërsa vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 87 me anë të Uth.
Kështu ekipi i Klopp, hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Champions League.
Fitore me rëndësi arriti edhe Qarabagu i Ansi Agollit, 1-0 ndaj danezëve të Copenhagen, ndërsa kapiteni i Kombëtares kuqezi luajti për 90 minuta.
Në ndeshjet e tjera të zhvilluara, ra në sy barazimi 0-0 i Sportingut të Lisbonës, ndaj rumunëve të Steaua Bukuresht, ndërsa qipriotët e Apoel dhe rusët e CSKA hodhën hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Ditën e mërkurë pritet të zbresin në fushë edhe ekipet e futbollistëve të kombëtares shqiptare si Napoli i Hysajt, Basaksehir i Cikalleshit, por edhe Olympiakos io drejtuar nga Besnik Hasi.
Top Channel