Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira pune në institucionet publike Pandeli Kupe është njëri prej personave të dënuar nga gjykata me shërbim prove, pasi është arrestuar duke drejtuar automjetin nën efektin e pijeve alkoolike. I dënuar për këtë shkelje me 18 muaj shërbim prove, Kupe e ndau eksperiencën e tij me qytetarët, duke iu përcjellë një mesazh sensibilizues.
“Shërbimi i Provës më ka bërë shumë efekt dhe më ka dhënë shumë mësime. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike”, thotë Pandeli Kupe, i dënuar.
Në ditët kur qyteti i Korçës ka qenë nën atmosferën e festës së birrës, Drejtoria e Shërbimit të Provës organizoi një aktivitet me të dënuarit për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin drejtimin automjetit nën efektin e alkoolit.
“Zyra vendore e Shërbimit të Provës në Korçë, bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme, menduan të bëjnë këtë aktivitet me pjesëmarrjen e rreth 35 të dënuarve. Ne e kemi trumpetuar këtë mesazh, për të mos e tepruar dhe për të mos konsumuar asnjëherë alkool, nëse do të na duhet të drejtojmë automjetet tona”, tha Petro Zharkalli, drejtor i Shërbimit të Provës në Korçë.
Aktualisht në Qarkun e Korçës, 220 persona janë nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës, 23 prej të cilëve e kanë marrë këtë dënim për drejtim të parregullt të automjetit, si pasojë e konsumit të pijeve alkoolike.
Top Channel