
Zjarri që përfshiu një qendër azilantësh në Gjermani i kushtoi jetën një refugjateje shqiptar.
Mediat gjermane raportojnë se zjarri ra në katin e dytë të ndërtesës në Clemensheim të Bad Driburg pasditen e të presm.
Si pasojë ka gjetur vdekjen një 28-vjecare shqiptare me aftësi të kufizuara e cila u gjet e pajetë në shtratin e saj. Autoritetet lokale bëjnë me dije se një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Sipas shtypitgjerman bëhet fjalë për një punonjëse në qendër, e cila ka tentuar të ndihmojë banorët.
Mbi 100 pjestarë të ekipeve të shpëtimit u mobilizuan menjëherë në terren duke mundësuar evakuimin e personave që gjendeshin në godinë.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende por hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.
Top Channel