Traditë që i reziston kohës, pranvera në Novosej dhe Shishtavec nis me punimin e tokës me plug dhe kuaj Rreth 30 mijë banorë të njësive administrative Levan dhe Frakull të Fierit, prej më shumë se tre muajsh furnizohen me ujë të ndotur.
Shkak për këtë është ndryshimi i vendburimit të furnizimit me ujë nga stacioni qendror i pompave në pusin numër 8.
Ky i fundit, sipas banorëve, që në sistemin e mëparshëm është vlerësuar si i papërshtatshëm për konsum nga banorët, pasi shtresat nëntokësore kanë përbërës të dëmshëm për shëndetin.
Uji është me ngjyrë, ka erë të rëndë dhe nuk është i pijshëm. Ky pus ndodhet në territorin e njësisë administrative Frakull dhe është vetëm 500 metra larg stacionit qendror të pompave nga ku furnizohet i gjithë qyteti i Fierit.
Banorët thonë se janë të detyruar ta blejnë ujin e pijshëm, ndërsa për nevoja familjare mbushin ujë në fshatrat fqinje.
Megjithëse kanë kërkuar ndihmën e bashkisë dhe të Ujësjellës Kanalizimeve për këtë shqetësim, i cili është krijuar pas përfundimit të ndërtimit të ujësjellësit të ri, investim po i bashkisë, deri tani nuk është gjetur zgjidhje.
Top Channel