Meta dekoron “gjeneral brigade” kolonel Bajram Begajn

11/08/2017 00:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar kolonel Bajram Rushit Begaj, me detyrë, shef i njësisë mjekësore ushtarake.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim për shtyp nga Presidenca, ku saktësohet se Begajt i është dhënë grada madhore “gjeneral brigade”.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, vendimi i kreut të shtetit është bazuar në ligjin për “Pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”.

Top Channel