Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër Thatësira ka shkaktuar probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të vendit, por për Bashkinë e Belshit kjo është një situatë e përsëritur.
Nisur nga situata e një viti më parë, kur bashkia u detyrua të furnizojë popullatën me bote uji, këtë vit është ndërmarrë një aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, çka ka përmirësuar disi furnizimin.
Endri Pepa, drejtor i Ujësjellësit Belsh, shprehet: “Krahasuar me një vit më parë, jemi më mirë. Nga ana e Ujësjellësit dhe bashkisë janë ndërmarrë disa masa që kanë të bëjnë me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrjen në disa pika të amortizuara”.
Problem për Bashkinë e Belshit mbetet fshati Kosovë, ku ndodhet edhe instituti i vuajtjes së dënimit, i cili rrezikon të mbesë totalisht pa ujë të pijshëm.
“Pika më problematike është fshati Kosovë, që furnizohet nga një burim i veti dhe burimi është gati duke u tharë. Aty është edhe burgu me 160 persona që vuajnë dënimin dhe ne nuk po mundemi dot ta përballojmë këtë emergjencë”, shton Pepa.
Furnizimi me ujë i qytetit të Belshit ka qenë kompetencë e Ujësjellësit Fshat të Elbasanit, kompetencë e cila tashmë u ka kaluar bashkive. Megjithë ndërhyrjet e pjesshme, qytetarët mund të furnizohen vetëm me 1-2 orë ujë të pijshëm në ditë.
Bashkia e Belshit ka gati projektin i cili parashikon 24 orë ujë, projekt i cili pret financimin.
Top Channel