Zjarret në Gjirokastër, rrezikohet edhe nënstacioni i Grapshit

10/08/2017 00:00

Situata e zjarreve në qarkun e Gjirokastrës vazhdon të mbetet problematike sipas zjarrfikësve që po punojnë ne terren. As ndërhyrjet disa orëshe nga ajri nuk kanë mundësuar shuarjen e flakëve.

Dhjetëra banorë të zonës po ndihmojnë në shuarjen e flakëve. Deri tani nga zjarri që u aktivizuan 4 ditë më parë ka shkrumbuar disa dhjetëra hektarë kullotë, ullinj dhe pemë frutore në të dy anët e Qafës së Muzinës.
                     
Të paktën katër fshatra të Dropullit janë ende duke u rrezikuar nga flakët që u afruan pasdite shumë pranë banesave.

Repartet e zjarrfikësve dhe ushtrisë kanë izoluar fillimisht zjarrin që rrezikoi manastirin e Frashtanit mbi fshatin me të njëjtin emër dhe më tej forcat u shpërndanë për të mbrojtur vijën e parë të banesave në 4 fshatra të Dropullit.

Top Channel