Gjirokastër, zjarri në Frashtan rrezikon banesat

10/08/2017 00:00

Zjarri që ka përfshirë pjesën e malit në fshatin Frashtan të Gjirokastrës po rrezikon banesat e zonës.

Autoritetet lokale kanë kërkuar përforcime, pasi zjarri zgjat prej tre ditësh dhe flakët e tij favorizohen nga era.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se është shpëtuar nga flakët manastiri i fshatit.

Top Channel