Flakët rrezikojnë fishekzjarret. Policia merr masa për mbrojtjen e fabrikës në Vorë

10/08/2017 00:00

Janë rreth 5 ton lëndë plasëse që gjenden në një fabrikë në fshatin Kuç të Vorës, që rrezikohen nga zjarri.

Brenda mjediseve është vendosur një automjet zjarrfikës, ndërkohë që në raste shpërthimi pasojat do të ishin katastrofale.
 
Zjarri i nisur që para dy ditësh ka djegur tashmë shumë hektarë tokë. Gradualisht flakët kanë përparuar në faqet e kodrave për të mbërritur deri në thellësi të fshatrave të Vorës.

Me mjetet zjarrfikëse të ushtrisë, perimetri i sigurisë do të përforcohet, ndërkohë që përveç pompave të ujit, po punohet dhe me mjete të tjera për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA