Vrasja në Memaliaj që përfshiu 7 persona, ende në arrati dy vëllezërit/ Çfarë zbuluan hetimet, 30-vjeçari qëlloi dhe më pas u vra, i plagosuri u la në derën e spitalit
Situata e rënduar e zjarreve paraqitet në fshatin Trodhë të Ulzës, ku përpos hapësirave të konsiderueshme të djegura vazhdon të jetë një kërcënim edhe për disa familje që jetojnë aty afër.
Megjithë ndërhyrjen e forcave të ushtrisë, shërbimit zjarrfikës dhe Shërbimit Pyjor të Bashkisë, pasditen e së martës nuk është bërë e mundur fikja totale e zjarrit dhe riaktivizimi i ndihmuar edhe nga erërat dhe temperaturat e larta është kthyer në rrezik për banorët që kanë refuzuar të lënë banesat e tyre duke zgjedhur të qëndrojnë.
Vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në Malin e Balgjajt. Ndërkohë që zjarri është bërë i pakontrollueshëm edhe në Qafën e Muzinës, ku forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për izolimin e tij.
Gjithçka nisi nga një vatër zjarri në fshatin Jorgucat pasditen e djeshme dhe në mbrëmje mori përmasa të mëdha derisa vështirësoi edhe qarkullimin e automjeteve në Qafën e Muzinës. 5 automjete zjarrfikëse u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që policia shoqëroi disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.
Top Channel