U zbulua nga SkyECC/ SPAK përfundon hetimin për ish-oficerin e operacionales, Igli Haxhiaj dërgohet për gjykim Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Berat po punon për restaurimin e një objekti tepër interesant dhe me vlera të veçanta historike e kulturore.
Sterna e Ujit i përket shekullit XIII dhe XIV dhe do të jetë një tjetër atraksion në kalanë e Beratit.
Puna për pastrimin dhe restaurimin e saj ka filluar dhe grupi restaurator ka marrë masat për të sistemuar objektin, si dhe për të ruajtur sa më mire anën historike të tij, nga relikat deri tek punimet më të imta në gur.
“Tashmë kemi një plan afatshkurtër për ta bërë pjesë të një projekti të ri rijetëzimi. Aktualisht po heqim me pompë 800 metër kub ujë nga ambjentet e brendshme, pasi ka vite që nuk ndërhyhet në këtë monument. Ne do ndërhymë edhe në heqjen e vegjetacionit të ulët e të lartë në këtë monument, pasi ka dëmtime të strukturës”, deklaron Eugent Kallfani, drejtor i Monumenteve të Kulturës.
Sterna e madhe e ujit ndodhet në pjesën më të lartë të kështjellës së Beratit, siç njihet ndryshe me toponimin Selia e Parisë. Furnizimi me ujë ka qenë gjithmonë një problem për kështjellat antike dhe mesjetare.
Nga përmasat dhe vëllimet e konsiderueshme, monumenti përbën në vetëvete një nga ndërtimet më interesante të inxhinierisë mesjetare.
Top Channel