Lavrov takon Tillerson: Të gatshëm të vazhdojmë dialogun

06/08/2017 00:00

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të dielën se besonte që kolegët e tij amerikanë ishin të gatshëm të vazhdonin dialogun me Moskën për një seri çështjesh pavarësisht tensioneve dypalëshe.

“Ne ndjemë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për të vazhduar dialogun. Mendoj se thjeshtë nuk ka alternativë tjetër përveç tij”, u shpreh Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus.

Lavrov, që u takua me sekretarin amerikan të shtetit gjatë një takimi në Manila, tha se gjëja e parë për të cilën Tillerson kish pyetur ishte kundërpërgjigja ruse ndaj sanksioneve të reja që SHBA i kish vendosur Moskës.

“Ne dhamë shpjegimet tona”, tha Lavrov duke iu referuar vendimit të Rusisë për të konfiskuar rezidencat verore në Moskë dhe reduktimin e diplomatëve amerikanë në rusi.

Lavrov tha se kish cituar presidentin Vladimir Putin që në një intervistë dhënë televizioneve ruse javën e shkuar, shpjegoi nevojën për reagim të Rusisë pas sanksioneve të reja të SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA