
Një tjetër kullë në Dubai është përfshirë nga flakët mëngjesin e të dielës, e dyta në tre ditë, por zjarri është shuar shpejt thanë shërbimet e emergjencave.
Imazhe të filmuara nga dëshmitarë okularë tregonin tymin që dilte nga katet e larta të kullës Marina Pinnacle, të njohur ndryshe edhe si kulla Tiger.
Zjarri nisi në një ballkon dhe sipas autoriteteve të mbrojtjes civile në Dubai, ishte i vogël.
Të premten, një tjetër zjarr u regjistrua në një nga kullat më të larta të banuara në dubai, i fundit në një seri incidentesh të ngjashme në struktura të larta në emiratet e bashkuara arabe, qendrën e turizmit dhe biznesit në Gjirin Persik, këto tre vitet e fundit.
Flakët përfshinë anët e kullës Pishtar, afër Marina Pinnacle, për të dytën herë në këtë gradacelë që nga 2015, duke detyruar qindra banorë të largoheshin.
Top Channel