Sejko: Performanca ekonomike, ok. Rritja ekonomike, më e lartë

02/08/2017 00:00

Ekonomia shiptare ka performuar mirë në 6-mujorin e parë, sipas Bankës së Shqipërisë. Madje, guvenatori Gnt Sejko tha se rritja do të jetë më e lartë se pritshmëritë dhe për këtë arsye parashikimet do të ndryshojnë.

“Konsumi dhe investimet private kanë vijuar të rriten në gjysmën e parë të vitit, si rrjedhojë e kushteve të favorshme të financimit, e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së punësimit, si dhe e vijimit të flukseve të larta të investimeve të huaja direkte. Projeksionet tona për rritjen ekonomike të vitit 2017 kanë pësuar vetëm një rishikim të lehtë për lart”, deklaroi Sejko.

Ndërkohë, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3.9% dhe të dhënat për tremujroin e dytë flasin rritje të kërkesës së brendshme. Në planin afatmesëm ndikimet do jenë pozitive.

“Ekonomia shqiptare duket se po i afrohet gradualisht nivelit potencial, e reflektuar kjo si në rënien e normës së papunësisë ashtu edhe në trendin afatmesëm të rritjes së normës së shfrytëzimit të kapaciteteve. Ky përmirësim ciklik do të mundësojë një rritje graduale të pagave dhe një konvergjencë të marzheve të fitimit të biznesit drejt mesatareve historike”, nënvizoi Sejko.

Guvenatori u shpreh optmist edhe në stabilizimin e kursit të këmbimit, por ndikimet e forcmit të lekut do të ndjehen tek norma e ulët e inflacionit edhe në muajt në vazhdim. Duke analizuar situatën, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në 1.25%.

Top Channel