Disa zona pa energji elektrike në kryeqytet, dëmtohet fidri

02/08/2017 00:00

OSHEE njofton se për shkak të rrëshqitjes së dheut në gropën e themeleve të një pallati, është dëmtuar fidri 334 i nënstacionit të Selitës në kryeqytetet.

Për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike një pjesë e Laprakës, pallatet “Hawai”, Unaza e Re dhe ish-Fusha e Aviacionit.

Për shkak të terrenit, parashikohet që punimet për riparimin e dëmit dhe kthimin energjisë të zgjasin rreth 2 orë.

Top Channel