Një zjarr ka rënë në Dukat të Vlorës, në afërsi të parkut kombëtar të Llogorasë. Zjarri i përmasave të mëdha është i dukshëm nga rruga nacionale.

Flakët kanë shkrumbuar pishat përgjatë aksit nacional Dukat-Llogora, ku rrezikohet kalimi i automjeteve. Aktualisht, reparti zjarrfikës i Vlorës është i angazhuar me mjete dhe forca në këtë zonë.

Sipas tyre, situata është e rëndë dhe kërkohen forca shtesë. Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar punonjësit e postës policore të Orikumit dhe banorë të zonës.

Top Channel