Përfshihet nga flakët pylli mbi Ibë

01/08/2017 00:00

Një zjarr ka përfshirë në orët e pasdites së të martës kurorat e gjelbërta të kodrave në fshatin Ibë të Tiranës.

Brenda pak minutave, siç shikohet edhe nga pamjet e marra nga një kamerë amatore, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, i favorizuar edhe nga era.

Për shkak të terrenit, zjarrfikësit, por edhe fshatarët, e kanë patur thuajse të pamundur ndërhyrjen, pasi vatra e zjarrit ndodhej në një lartësi të konsiderueshme ku mungonin rrugët apo shtigjet.

Por, fatmirësisht era e ka shtyrë zjarrin drejt perëndimit, duke mos rrezikuar banesat.

Një tjetër vatër zjarri vazhdon edhe në Dajt.

Top Channel