Pogradec, shkarkohen çdo mëngjes ujëra të ndotura në liqen

31/07/2017 00:00

Çdo ditë rreth orës 08.30 të mëngjesit pompat e hidrovorit në zonën e Tushemishtit shkarkojnë sasi të mëdha uji të ndotur.

Era e rëndë e ujërave të zeza është shumë e fortë në gjithë zonën ndërsa brenda pak minutave ujërat me ngjurë të errët përhapen në gjithë zonën e bregut të liqenit dhe atje në fshatin Tushemisht ku ka disa plazhe.

Shkarkimet jane filmuar nga një pushues në Pogradec mëngjesin e kësaj të hëne. Ai shpjegon se shkarkime të tilla ka pare gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në qytet.

Pushuesi eshte kujdesur te tregoje edhe se kujt i perket impianti qe shkarkon ujrat e ndotura ne liqenin e Ohrit. Drejtori i Bordit te Kullimit, Ilir Cenollii tha Top Channel se impianti varet prej tyre por bordi nuk ka kompetence te kontrolloje ndotjen e ujit qe derdh ne liqen. Pervec ujrave te hidrovorit, aty derdhen edhe ujrat e perdorura te qytetit te Pogradecit.

Keto ujrat perpunohen nga impianti i pastrimit te ujrave te zeza te qytetit. Uberto Toshi, drejtor i Agjensise së Mjedisit thote se disa muaj me pare ka patur nje defekt ne sistemin e filtrimit qe eshte riparuar dhe sipas tij ujrat jane me ngjyre, por te pademshme per liqenin.

Me ndertimin e impinatit te pastrimit te ujrave te zeza ne qytetin e Pogradecit, u tha se ne liqen nuk derdhen me mbetje. Edhe ky hidrovor deri pak kohe me pare nuk shkarkonte ujra me ngjyre te erret ne liqen. Situata ka ndryshuar se fundmi duke u kthyer ne shqetesim per pushuesit por jo per institucionet.

Top Channel