Kirurgu u dhunua, protestë në spitalin e Shkodrës

31/07/2017 00:00

Pas goditjes me grusht të mjekut kirurg Besmir Grizha ditën e shtunë në spitalin rajonal të Shkodrës, kanë reaguar drejtuesit e spitalit duke kërkuar që autori i ngjarjes të vihet para drejtësisë.

Në një prononcim për mediat, drejtori i spitalit rajonal Shkodër, Përparim Çela, duke vlerësuar punën e mjekut që është goditur si një nga mjekët më të mirë ka bërë apel që sidomos në këtë periudhë kur emergjencat janë të shumta të tregohet respekt e përgjegjshmëri për bluzat e bardha pasi rastet e dhunës ndaj tyre janë duke u bërë të shpeshta.

Mjeku kirurg Besmir Grizha u godit dy ditë më parë në oborrin e spitalit të Shkodrës nga i afërmi i një pacienti i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia

Top Channel