Tragjike në Itali/ Ishin duke bërë ski, dy alpinistët humbin jetën, dyshohet se… Gjatë ndalesës në Talin të Estonisë, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence siguroi aleatët në Europë se Amerika është me ta.
Pence do të vizitojë 3 shtetet balltike dhe pas kësaj do të qëndrojë edhe në Gjeorgji dhe Mal të Zi, ku gjithashtu do të përcjellë qëndrimin e presidentit Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë tyre, raporton “AFP”.
Me këtë rrugëtim, numri dy i administratës amerikane dërgon një mesazh. Slogani i Trumpit “Amerika e para”, sipas tij ka dhe një domethënie tjetër.
“Mesazhi im sot është shumë i thjeshtë. Edhe pse politika jonë është ajo e Amerikës në krye, kjo nuk do të thotë ‘vetëm’ Amerika. Aletatët tanë në Europën Lindore mund të kenë besimin e plotë se Shtetet e Bashkuara i kanë në krah. Ne mbetemi të angazhuar ndaj NATO-s dhe ndaj mbrojtjes sonë të përbashkët”, tha Mike Pence.
Në Talin, Pence sqaroi se bashkë me presidentin amerikan janë plot me shpresa se, qëndrimi i qeverisë ruse do të ndryshojë në raport me Ukrainën dhe mbështetjen e regjimeve në Iran e Korenë e Veriut.
“Presidenti e ka bërë shumë të qartë se aktivitetet destablizuese të Rusisë në mbështetje të regjimeve të ashpra, si dhe lëvizjet në Ukrainë janë të papranueshme. Por, në të njëjtën kohë, ne i kemi treguar qëllimet tona, presim që sjellja e Moskës të ndryshojë dhe marrëdhëniet të mund të përmirësohen në të mirë të të dy vendeve dhe në interes të paqes e stabilitetit në këtë rajon e në botë”, tha Pence.
Zëvendëspresidenti Pence do të vizitojë më 2 gusht Malin e Zi, ndërsa ftesë për Samitin e Podgoricës i është dërguar edhe Shqipërisë.
Top Channel