Derdhet uji rrugës, helikopteri për shuarjen e zjarrit bën xhiro kot

31/07/2017 00:00

Ndërsa operacioni i Emergjencave Civile për shuarjen e zjarrit në malin e Llogarasë vijon, helikopterit i është dashur të bëjë plot dy “xhiro” kot mbi vatrat e zjarrit.

Kjo, pasi pilotët nuk e kishin vënë re që depozita e ujit u derdhej rrugës dhe në vend që të shuanin flakët, ofruan plot 2 herë një “shi” të lehtë për plazhistët e Drimadhes.

Por, siç thotë dhe populli: “E treta e vërteta”. Më pas pilotët e kuptuan dhe tashmë operacioni për shuarjen e zjarrit nga helikopteri vijon me depozitën plot.

Top Channel