Gratë protestojnë në Stamboll, “Heronjtë” ndalohen nga policia

30/07/2017 00:00

Qindra gra dolën në protestë në rrugët e Stambollit për të kundërshtuar thirrjet e disa politikanëve konservatorë për të vendosur rregulla në lidhje me veshjen.

“Mos u ngatërro me veshjen time!”, ishin parrullat e hedhura prej protestueseve, që në duar mbanin pankarta të ndryshme dhe në shenjë simbolike edhe pantallona të shkurtra.

“Ne nuk do të nënshtrohemi! Nuk do të na mbyllni gojën! Nuk frikësohemi! Do të fitojmë duke rezistuar!”, ishin thirrjet e tyre.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, por që lidhet po me veshjen, CNN turk raporton për qindra të rinj të ndaluar nga policia pasi shfaqeshin në publik me bluza me fjalën “Hero”.

Ndalimet kanë ndodhur nëpër rrugë, kampuse universitare, parqe e në çdo vend tjetër publik. Sipas CNN turk, gjithçka ka nisur pas shfaqjes së Gokhan Guclu me një bluzë të ngjashme në gjyq. Guclu është një ish-ushtarak i akuzuar për pjesëmarrjen në tentativën e grushtit të shtetit të vitit të kaluar.

FOTO GALERI
1/1
Ish-ushtaraku, Gokhan Guclu

Top Channel