Gjermani, sulm në disko me një viktimë. Përjashtohet terrorizmi

30/07/2017 00:00

Një shtetas irakian i armatosur mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë gjermane në orët e para të së dielës, pasi kishte vrarë më parë një person në një klub nate në qytetin jugor të Konstanzit.

Policia, e cila jep këto informacione, përjashton gjithsesi terrorizmin si motiv të këtij sulmi. “Motivet e personit, që veproi i vetëm, janë ende të paqarta”, tha zëdhënësi i policisë së qytetit Konstanz, Fritz Bezikofer. “Jemi ende duke hetuar, por rrethanat rreth ngjarjeve në disko gjatë mbrëmjes së djeshme, përpara të shtënave, janë disi më të qarta dhe kjo na bën të përjashtojmë terrorizmin si motiv”.

Irakiani 34-vjeçar hapi zjarr në orët e para të së dielës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 3 të tjerë. Ai ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, pas përleshjes me armë me policinë jashtë klubit të natës. Edhe një polic mbeti i plagosur.

Policia tha se agresori kishte jetuar në Gjermani prej disa vitesh dhe nuk ishte azilkërkues. Forcat ligjzbatuese shtuan gjithashtu se një grindje mes kriminelëve mund të ketë sjellë të shtënat në zonën industriale të qytetit.

Forcat speciale të policisë u dërguan menjëherë në qytet, pas të shtënave që u dëgjuan rreth orës 2:30 me atë lokale (3:30 të mëngjesit), pas nuk dihej nëse i dyshuari kishte vepruar i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.

Të premten, një azilkërkues që i ishte refuzuar qëndrimi vrau një person dhe plagosi 6 të tjerë në qytetin portual verior të Hamburgut. Zyrtarët thanë se ai ishte një islamik i njohur për forcat e sigurisë dhe ishte i paqëndrueshëm psikologjikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA