Donin të rrëzonin avionin, shthuret komploti në Australi

30/07/2017 00:00

Policia australiane e specializuar për çështjet e antiterrorizmit ka ndaluar një person, i cili dyshohet se po thurte plane për të rrëzuar një aeroplan. Lajmi njoftohet nga vet kryeministri australian, Malcolm Turnbull, i cili foli pas arrestimit të 4 personave në total në bastisjet anembanë Sidnejit.

Hetuesit thanë se kishin sekuestruar materiale domethënëse gjatë bastisjeve, të cilat mund të ishin përdorur për të krijuar një pajisje të improvizuar shpërthimi.

Turnbull tha se bastisjet ishin pjesë e një operacioni madhor të përbashkët antiterrorizëm.  Sipas asaj që shtoi kryeministri australian, masa shtesë sigurie janë ndërmarrë në aeroportet lokale dhe ndërkombëtare të shtetit ishullor.

Bastisjet e policisë u kryen në periferitë e Sidnejit, Surry Hills, Lakemba, Wiley Park dhe Punchboël, sipas asaj që raporton rrjeti televiziv australian “ABC”. Gjithsesi, niveli kombëtar i kërcënimit terrorist në vend mbetet i pandryshuar, në “i mundshëm”.

Kryepolici federal i Australisë, Andreë Colvin tha se 4 persona ishin arrestuar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me një komplot të frymëzuar nga islamikët.

“Gjatë ditëve të fundit, forcat ligjzbatuese kanë marrë në duar një informacion, sipas të cilit disa persona në Sidnej po planifikonin të kryenin një sulm terrorist duke përdorur pajisje të improvizuar shpërthimi (IED)”, njoftoi shefi i policisë federale në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se policia ende nuk ka informacion mbi “sulmin specifik, vendndodhjen, datën apo kohën”, por tha se hetimi do të jetë “i gjatë dhe proaktiv”.

Top Channel