Autori i sulmit në Hamburg, Policia: Islamist, jo xhihadist
29/07/2017 00:00
Njeriu që vrau një person dhe plagosi gjashtë të tjerë, gjatë një sulmi me thikë, në një supermarket në Hamburg, ishte një “islamist i njohur”, thotë policia gjermane.
“Ai njihej si një islamik, por jo një xhihadist”, tha zëdhënësi i policisë Andy Grote, duke vënë në dukje se i dyshuari vuante gjithashtu nga probleme “psikologjike”.
Njeriu, një azilkërkues i dështuar, i lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmoi konsumatorë të rastësishëm në supermarket, të premten.
Policia tha se ai veproi i vetëm dhe u kap pak minuta pas sulmit. Nuk është ende e qartë se cilat ishin motivet e të dyshuarit, për të realizuar këtë sulm.
Top Channel