Korea e Veriut kryen testin raketor të radhës

28/07/2017 00:00

Korea e Veriut ka kryer një tjetër test raketor, raportojnë mediat në Japoni dhe ato në Korenë e Veriut. Raketa raportohet se ka rënë në ujërat japoneze, ka bërë të ditur televizioni kombëtar NHK.

Më herët gjatë korrikut, Peniani zyrtar njoftoi se kishte kryer me sukses testin e parë të një rakete balistike ndërkontinentale.

Testi në fjalë ishte me tepër një rebelim ndaj sanksioneve të OKB-së, ndërkohë që sa i takon rastit të fundit, ende nuk dihet se sa ka qenë rrezja e veprimit.

Distanca që mund të përshkojnë raketat koreane ICBM ka qenë objekt diskutimesh, por disa ekspertë mendojnë se ajo mund të arrijë Alaskën.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë testi i 14 që kryhet nga regjimi komunist i Penianit që prej fillimit të vitit 2017.

Dy ditë më parë, vendi i izoluar aziatik kërcënoi Shtetet e Bashkuara me sulm bërthamor në “zemër” të saj nëse Uashingtoni përpiqet që të rrëzojë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un.

Deklarata e fortë, por e përsëritur e Penianit, erdhi pas komenteve të shefit të CIA-s, Mike Pompeo se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kim nga materialet e tij nukleare në rritje.

 

 

Top Channel