Emergjencat Civile: 3 vatra zjarri në 24 orët e fundit

28/07/2017 00:00

Emergjencat Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit deri ne oren 09:00 të mëngjesit të së premtes, në të gjithë vendin janë shënuar 3 vatra zjarri në pyje e kullota ne qarqet Tiranë e Gjirokastër.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatrat që kanë qenë aktive janë shuar.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 28 punonjës zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
 
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
 
QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Riban, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë bajame. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve me forca e mjete u arrit të shuhen flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pemë bajame.

QARKU TIRANË
Në fshatin Helmas, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe 3 rrënjë ullinj.

Në fshatin Kryezi, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe personel të specializuar duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

Top Channel