Vonesat e reformës, Krimet e Rënda vijojnë punën edhe pas 1 gushtit

27/07/2017 00:00

Më një gusht, ditën kur hyjnë në fuqi ndryshimet e kodit të procedurës penale, gjykatat duhet të shpallin moskompetencën për një sërë dosjesh, prej të cilave krimet e rënda duhet të heqin dorë nga gjykimi i çështjeve per terrorizëm, trafik droge dhe qëniesh njerëzore.

Të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe gjykatat e rretheve gjyqësore të cilat duhet të shpallin moskompetencën për dosjet që kanë nën gjykim për çështje korrupsioni.

Por fakti që nuk është ngritur gjykata antikorrupsion dhe e krimit të organizuar dhe struktura të tjera të SPAK, i vendos gjyqtarët në udhëkryq i cili sipas kryegjyqtarit Sandër Simoni ka marrë zgjidhje për krimet e rënda.

Megjithëse parashikohej që krimet e rënda tju përcjellin rretheve 60 dosje të tilla, kjo nuk do të ndodhë.

“Veprat penale të cilat janë në kompetencën e gjykatë së Krimeve të Rënda tani dhe pas 1 gushtit do të vazhdojnë të gjykohen nga Gjykata e Krimev të Rënda deri në krijimin e gjykatës së Antikorrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Sandër Simoni

Por nuk dihet ende se çfarë do bëjnë gjyqtarët e rretheve. “Nëse ka një mendim tjetër pastaj sipas ndryshimeve në kodin e procedurës penale në Gjykatën e Lartë dhe e jep ajo zgjidhjen”.

Simoni tregon se ndryshimet në kodin e procedurës penale janë të lidhura me reformën.

“Kodi hyn në fuqi në datën 1 gusht ndërkohë që institucione të reja nuk janë krijuar pasi krijohen dy muaj pas KLGJ dhe KLP”, thotë Simoni.

Kjo vonese erdhi për shkak sepse nuk janë ngritur ende Këshilli i larte gjyqesor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë.

Top Channel