Senati amerikan votoi kundër projektligjit të prezantuar nga republikanët, për shfuqizimin e pjesës më të madhe të asaj që njihet si ‘Obamacare’, pa garantuar zëvendësimin e saj me një tjetër.
45 senatorë ishin pro, ndërsa 55 votuan kundër propozimit, mes të cilëve, edhe 7 republikanë.
Gjithnjë e më shumë republikanët janë të shqetësuar se shfuqizimi i ligjit të deritanishëm, pa e zëvendësuar atë, do të bënte që shumë amerikanë të humbisnin sigurimet shëndetësore, prandaj kjo qasje duket se nuk ka mbështetje të mjaftueshme në Senat.
Të martën, ligjvënësit hodhën poshtë një variant të hartuar nga udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell.
Varianti në fjalë parashikonte dhënien fund të masave për zgjerimin e programit Medicaid, që garanton sigurimin shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulta.
Top Channel