Vlorë, masa kundër mjeteve lundruese. 300 m larg bregut

25/07/2017 00:00

Prej disa ditësh policia e Vlorës ka marrë masa të rrepta ndaj poseduesve të mjeteve lundruese që qarkullojnë në afërsi të bregut, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Në kuadër të këtyre masave janë paralajmëruar 133 pronarë mjetesh në Vlorë dhe 63 në Sarandë. Ndërkohë, të tjerë pronarë janë gjobitur dhe u janë sekuestruar mjetet deri në shlyerjen e detyrimeve.

Për të shmangur incidentet, si ai me turisten ruse në Ksamil, Bashkia dhe Policia e Vlorës kanë caktuar disa pika nisjeje për këto mjete.

Ato janë: Triporti, Porti i Vlorës, një pikë në Radhimë, porti i Jahteve në Orikum dhe një në Dhërmi.

Gjithashtu, policia kufitare ka njoftuar se mjetet lundruese nuk do të lejohen që t’i afrohen bregut dhe do të qëndrojnë 300 metra larg tij.

Top Channel