Reshje shiu në Kukës, por të papërfillshme për situatën hidrike
25/07/2017 00:00
Në orët e para të ditës rajoni i Kukësit u përfshi nga reshje të dendura shiu.
Reshjet ndikuan në uljen e temperaturave deri në 26 gradë Celsius, por nuk pritet të kenë ndikim të dukshëm sa i përket përmirësimit të situatë hidrike dhe rritjes së prurjeve në liqenin e Fierzës nga dy lumejntë, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi.
Reshjet edhe sikur të vijojnë në ditët në vazhdim do të jenë të papërfillshme për të ndikuar në shtimin e prurjeve në basenin më të madh ujëmbledhës dhe të prodhimit të energjisë elektrike.
Sipas të dhënave, aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 270.7 metër, ose 20.3 metër më i ulët se sa një vit më parë.
Top Channel