Përmet, zjarr në fshatin Alipostivan, rrezikohen disa banesa

24/07/2017 00:00

Një vatër zjarri është evidentuar mesditën e sotme në fshatin Alipostivan të Përmetit.

Flakët e zjarrit rrezikojnë të djegin edhe disa banesa të fshatit, i cili ndodhet rreth 25 kilometra larg Përmetit.

Terreni vështirëson mbërritjen e zjarrfikëseve, ndërsa banorët po punojnë vetë për shuarjen e flakëve.

Top Channel