Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket Banorët në kryeqytetin armen, Jerevan kanë mbushur rrugët me kova dhe shishe uji në duar, ndërsa festojnë festën më të hareshme të kalendarit armen, festivalin e ujit Vardavar.
Me temperaturat e verës në mbi 30 gradë celcius, banorët lokalë nuk e humbën mundësin për të marrë në shënjestër dhe për të sulmuar njëri-tjetrin, me kovat e ujit të mbushura plot, apo me çdo mjet tjetër të mundshëm.
Ky festival daton që nga kohët pagane të historisë armene. Është i lidhur me ujin dhe perëndeshën e pjellorisë Astghik. Armenët, zakonisht ofronin trëndafila, që quhen vard në armenisht, për të përfituar vëmendjen e saj, e ndaj ata e quajtën ditën Vardavar.
Të huajt ndonjëherë mund të kapen pa mendje, por menjëherë u bashkohen banorëve lokalë festivë në jerevan dhe zonat përreth.
Është e pamundur të shmangia lagia me ujë në Vardavar, por askush nuk e merr për keq këtë. Edhe pse armenia ka adoptuar kristianizmin si fe shtetërore në fillim të shekullit 301 pas krishtit, ajo e ka ruajtur këtë festival nëpër shekuj dhe e feston atë edhe nëpër kisha, 98 ditë pas pashkëve ortodokse.
Top Channel