Roma zyrtarizon Kolarov, 30 milionë për Mahrez

23/07/2017 00:00

Skuadrat italiane duken të ringjallura këtë merkato, pasi jo vetëm Milani, Juventusi, apo Interi, por edhe Roma po punojnë shumë të afruar futbollistë sa më cilësorë këtë pragfillimi sezoni.

Pak ditë më parë, Roma transferoi nga Basaksehir, Cengiz Under, talentin i cili cilësohet si Dybala i Turqisë, Hector Moreno, Pellegrini, Karsdrop e Defrel, ndërsa mbrëmjen e kaluar verdhekuqtë zyrtarizuan edhe transferimin e serbit Kolarov nga Manchester City.

Por merkatoja e Romës nuk pritet të mbyllet këtu, pasi dëshira më e madhe drejtuesve të kryeqytetasve është Riyad Mahrez. Sa i përket lojtarit të Leicester, drejtuesit e Romës duken të vendosur për ta sjellë edhe atë në kryeqytetin italian. Me lojtarin është gjetur gjuha e përbashkët, ndërsa pritet tashmë që italianët të bëjnë një ofertë 30 milionë euro për të bindur kampionët e sezonit të kaluar në në Premier League për të lënë të lirë lojtarin.

Top Channel