Sanchez në Paris, Neymar: Shkoj te PSG

22/07/2017 00:00

PSG është gati për të bërë të vetët dy superfutbollistë si Neymar dhe Alexis Sanchez.

Sulmuesi nga Kili është parë sot në Paris dhe mediat raportojnë se që nesër ai mund të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë me kryeqytetasit.

Pavarsisht këmbënguljes së Arsenal për ta mbajtur, Sanchez nuk gëzon aspak raporte të mira me trajnerin ëenger, ndaj londinezët janë detyruar të pranojnë ofertën prej 63 milionë eurosh të Parisit.

Krahas Sanchez-it, parizienët janë shumë pranë realizimit të transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, sulmuesin brazilian të Barçës, Neymar.

Nga Spanja vijnë konfirmime se lojtari ka vendosur të largohet tashmë dhe këtë gjë ua ka bërë të ditur edhe shokëve të ekipit.

“Me 95%, mund të themi se Neymar është një lojtar i Parisit”, raportoi Radio Catalunya, sepse francezët janë të gatshëm të paguajnë 222 milionë eurot e parashikuara në klauzolën e Neymar.

Por, ditët e fundit është rihapur sërish pista Verrati. Mesfushori italian ka vendosur të përfaqësohet nga Mino Raiola, një menaxher aspak i pëlqyer në Paris dhe largimi i tij drejt Barçës nuk duket më i pamundur.

PSG synon të formojë treshen sulmuese Neymar-Cavani-Sanchez dhe Di Maria do të jetë ai që do t’ju bëjë vend afrimeve të reja. Ndaj, nëse Sanchez dhe Neymar përfundojnë në Paris, hapen skenarë të tjerë për transferime të bujshme, duke premtuar që merkatoja e kësaj vere, të jetë më e “nxehta” e viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA