Vrasja e liderit të kartelit të fuqishëm të drogës ‘El Mencho’/ Meksika në kaos, të shtëna me armë në aeroport, anulohen fluturimet Polonia është një hap më pranë heqjes së të drejtës së votës nga Bashkimi Europianm, pas dritës jeshile që senati i saj i dha të shtunën projektligjit polemizues, i cili rrezikon të minojë seriozisht pavarësinë e gjyqësorit.
Legjislacioni i kthyer në shkëndijën e protestave masive anembanë vendit, mund të detyrojë largimin e të gjithë pjestarëve të gjykatës së lartë, me përjashtimin e atyre që do të vendosë t`i mbajë presidenti polak.
Plani i Varshavës zyrtare e tërboi BE-në dhe të mërkurën, Komisioni Europian paralajmëroi me masa të paaplikuara ndonjëherë më parë ndaj një shteti anëtar, nëse partia polake në pushtet “Ligj dhe Drejtësi”, nuk hiqte dorë nga propozimi i saj.
Por as kërcënimi i bllokut, e as vërshimi i njerëzve nëpër rrugë, nuk e ndaluan senatin e kontrolluar prej saj, që të aprovonte nismën në një seancë të lodhshme, gati 16 orëshe.
Për t’u kthyer në ligj, tani asaj i nevojitet firma e presidentit Andrzej Duda. Vëzhguesit thonë se nënshkrimi i kreut të shtetit është mëse i sigurtë. Kritikët nuk kanë mundur ta ndalojnë procesin që varros, sipas tyre, pavarësinë e organeve juridike dhe argumenti i dhënë për shkeljen e drejtësisë dhe parimeve të ndarjes së pushtetit, nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Nëse Komisioni Europian e zbaton kërcënimin duke aktivizuar nenin 7 të marrëveshjes së BE-së, dëmi i imazhit do të ishte i jashtëzakonshëm, megjithëse aleati i Jarosllav Kaczynskit, Viktor Orban, me veton e tij mund ta ndryshonte rrjedhën e votimit në Këshillin e BE-së.
Me kosto të lartë do të ishte kryesisht procedura e shkeljes së marrëveshjes, për të cilën mund të vendosen gjoba, e kësaj mase mund t’i shtohet edhe shkurtimi i subvencioneve agrare.
Top Channel