85% e abonentë janë debitorë në Kukës e Tropojë, OSHEE u pret dritat

22/07/2017 00:00

Task Force e OSHEE në Kukës dhe Tropojë ka ushtruar 500 kontrolle vetëm në dy ditët e fundit, ku rezultoi se 85% e abonentëve ishin debitorë, duke kryer kështu dhe prerjen e energjisë elektrike.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar dhjetëra abonentë të cilnin vidhnin energjinë me grepa, apo kishin ndërhyrë në matës.
Rastet janë të ndryshme, si për shembull, një abonent në Tropojë u konstatua se matësin e kishte të shkëputur nga muri. Duke qene matës mekanik, aparatin e ulte me koke poshte dhe për pasojë pajisja nuk shenonte konsum. Përmes kesaj skeme ai furnizonte edhe shtëpine e djalit qëkishte ngjitur.

Ndërkaq, OSHEE Kukës ka denoncuar rastin e vjedhjes së 200 metra linje e Tensionit të Ulet, duke lene pa drita 39 abonentë të zones se Tërthores. Mesohet se demi është riparuar dhe abonentet kane marrë energji

Top Channel