Greku nuk përgjoi, prokuroria mbyll hetimet

21/07/2017 00:00

Prokuroria ka mbyllur hetimet për shtetasin grek, Iraklis Dragounis, i ndaluar në fillim të muajit maj në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshimtë.

Në përfundim të këtyre hetimeve dhe pas ekspertizës rezultoi se pajisja e dyshuar si pajisje përgjimi, nuk e kishte aftësinë që të kryente këtë funksion.

Prokuroria urdhëroi pushimin e hetimeve dhe i ktheu pasaportën shtetasit grek.

Ky ishte rasti i dytë që një shtetas i huaj kapet në Rinas me një pajisje të dyshimtë, pas izraelitit, Yoram Frig.

Top Channel