Cutillo viziton laboratorin për operacionet ajrore antidrogë

21/07/2017 00:00

Laboratori Tekniko-Shkencor i Policisë Italiane, Guardia di Finanza dhe qendrës Benecon, e instaluar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit është inspektuar nga ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

Falë këtij laboratori bëhet i mundur identifikimi, gjetja dhe asgjësimi i bimëve narkotike edhe në ato zona shumë të thella gjeografikisht ku bëhet dhe më i rëndësishëm  monitorimi nga ajri.

“I gjithë territori i vendit është shkelur thuajse pëllëmbë për pëllëmbë nga forcat e Policisë në këmbë që nga Janari deri tani. Falënderoj pa masë miqtë e mi dhe të Policisë së Shtetit, Drejtor i Interforzës Nën Kolonel Giovanni Conti  dhe Komandant i Guardia di Finanza në Shqipëri Nën Kolonel Luka De Paolis. Faleminderit, të gjithë ekipin pa diskutim. Ne kemi ndërhyrë në kohë reale, kemi shkatërruar si dhe do të vazhdojmë të investigojmë dhe do ta realizojmë  që të gjithë dokumentacionin e prodhuar edhe falë monitorimit ajror, deri në fund. Të gjithë përgjegjësit do përballen me drejtësinë”, është shprehur drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

 “ Ju admiroj për punën që keni kryer sëbashku, jam i kënaqur që Drejtori është i kënaqur për këtë bashkepunim dhe kështu do të vazhdojmë. Është shumë e rëndësishme që 2 vendet tona të ecin përpara në këtë betejë. Do të vazhdojmë gjatë këtij viti duke shpresuar që të festojmë ashtu siç thoni ju, rezultate të rëndësishme të përbashkëta”, është shprehur ambasadori italian në Tiranë, Cutillo.

Top Channel