Shkarkohen drejtorët teknikë, Çuko kreu i ri i Burgjeve

20/07/2017 00:00

Janë shkarkuar nga detyra drejtori teknik i Burgjeve dhe ai i Hipotekës, të vendosur në këto funksione në kuadër të marrëveshjes parazgjedhore Rama-Basha.

Shkarkimi është bërë me urdhër qeveritar dhe në vend të tyre janë emëruar Arben Çuko, në postin e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve dhe Blerina Doraci në krye të Hipotekës.

Kur ka kaluar thuajse një muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit ka nisur largimi i zyrtarëve teknikë, që erdhën nga radhët e opozitës, por ministrat nuk janë hequr ende.

Top Channel