Demiraj fiton ndaj Kodhelit, MM do apelojë vendimin

20/07/2017 00:00

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrative, e cila e cilësoi të padrejtë lirimin nga detyra të Kolonelit Dritan Demiraj, që aktualisht mban postin e ministrit të Brendshëm pas marrëveshjes PS-PD.

Demiraj u lirua nga detyra, pasi sipas Ministrisë së Mbrojtjes ishte larguar pa leje jashtë vendit si dhe kishte keqpërdorur trupat elitë komando.

Ky vendim lirimi u la në fuqi nga Gjykata e Shkallës së parë administrative, por pas ankimit të bërë nga Demiraj, Apeli ka vendosur ta rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe t’i japë të drejtë Kolonelit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në një reagim, është shprehur se sapo të njihet me vendimin e zbardhur të apelit do të ushtrojë menjëherë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Top Channel