Shkrihet ALUIZNI i Beratit. Pas kreut, “fshesë” gjithë degës

19/07/2017 00:00

Ankesa e 80-vjeçares Hëna Caka përpara kryeministrit Edi Rama, e cila prej 5 vitesh nuk arrinte të merrte legalizimin e banesës se saj, veç shkarkimit të drejtorit të ALUIZNI-t të Beratit, Përparim Sino, ka sjellë dhe një ndryshim tërësor në këtë drejtori.

“Paraqitja që bëri drejtoria e Beratit ishte si mos më keq dhe pikërisht kjo na bëri të shohim thellë situatën në këtë drejtori, e cila praktikisht i bie të shkrihet e gjitha dhe të rifillojë rikonstruktimin për të ndryshuar tërësisht formën se si i është shërbyer publikut dhe mënyrën se si janë trajtuar problemet dhe hallet e qytetarëve”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Lame i ka drejtuar dhe një thirrje të gjithë inxhinierëve të rinj që të paraqesin aplikimet e tyre për t’u bërë pjesë e drejtorisë së re të ALUIZNI-t në Berat.

Top Channel