Zjarret problem edhe në Malin e Zi, 3 mijë të evakuuar
18/07/2017 00:00
Vatrat e zjarrit janë rikthyer në disa zona në shtetin fqinj të Malit të Zi duke rikthyer situatën alarmante në vend.
Zonat pranë Tivatit janë më të rrezikuara, ndërsa më i prekuri është fshati Durasevic, ku më shumë se 3000 banorë janë evakuuar për shkak të rrezikut nga zjarri.
Mali i Zi ka kërkuar sot zyrtarisht ndihmë nga NATO për të shmangur situata me pasoja më të rënda.
Top Channel