Përfundon procesi i demontimit në Gjirokastër

17/07/2017 00:00

Ka përfunduar në Gjirokastër procesi i demontimit të municioneve në dy zona të konsideruara të nxehta, në Picar dhe Kordhocë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit dhe të qeverisjes lokale u bë prezantimi i rezultateve konkrete të këtij programi.

“Falenderoj PNUD dhe qeveritë amerikane e gjermane për mbështetjen financiare, pasi sot që flasim, në të gjithë vendin kanë mbetur vetëm 4 zona të rrezikshme me municione luftarake nga 19 të tilla që u evidentuan në fillim të këtij procesi”, deklaroi Kodheli.

Ndërsa drejtori i Zyrës së Koordinimit të Minave dhe Municioneve, Arben Braha shtoi se në Gjirokastër programi që po zbatohet prej një viti ka mundur të pastrojë nga municionet një sipërfaqe prej 52 mijë metra katrorë, duke identifikuar dhe asgjësuar një sasi prej rreth 20 mijë municionesh aktive.

Zona të tjera të rrezikshme në rang vendi ka në sukth të Durrësit, në Suç dhe Qafë Shtamë të Burrelit.

Top Channel