Mjekësia, dega më e kërkuar me kritere më të forta

17/07/2017 00:00

Të enjten nisin aplikimet për ata që duan të ndjekin shkollat e larta. Rektori i Universitetit të Mjekësisë thotë se kanë bërë diferencim të vlerësimit me pikët e lëndëve që ka prioritet mjekësia.

“Kriteret janë si kriteret e vjetshme, me përjashtim që për të bërë njëkorrigjim të lehtë të atyre problemve që patëm kemi vënë një koeficient të këtyre lëndëve me zgjedhje të maturës shtetërore. Nësë vjet si kimi e thelluar, si kimi bërthame si jnë lëndë tjetër e kishte koefiçinetin një. Këtë vit e kemi po qe e thelluar 1.25 për qind koefiçenti, 1.15 po qe bërthamë dhe çdo lënd tjetër që janë kërkesë e univeristetit tonë i kemi vënë koefiçinetin 1”, thotë Arben Gjata, rektor i UMT.

Në universitetin e Mjekësisë do të pranohen gjithsej 1100 studentë, ndërkohë që një vit më parë kanë aplikuar 9000 maturantë. Këtë vit kuotat e pranimit janë të njëjta me ato të një viti më parë. Por në këtë universitet mund të aplikojnë vetëm ata maturantë me mesatare mbi 8.5.Pas disa vitesh riaktivizohet edhe programi Bachelor shëndet publik.

“Në total në mos gaboj janë rreth 60-70 kuota që janë hapur për spitalet e trojeve, dhe sivjet do riaktivizojmë programin e shëndetit publik që vjet për shkak të mbingopjes së tregut kishim 2-3 vjet që e kishim mbyllur bachelorin, sivjet do hapet dhe bachelor në shëndetin publik ”, tha Gjata.

Universiteti i Mjekësisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës për të shkëmbyer staf akademik, studentë dhe eksperienca të ndërmjetme.

Top Channel