Garbin Muguruza triumfon në Wimbledon

15/07/2017 00:00

Garbin Muguruza është mbretëresha e re e Wimbëlldonit. Spanjollja ka arritur të fitojë në finale përball amerikanes Venus Williams, 2-0 me sete, me rezultatin 7-5 dhe 6-0, në një ndeshje që zgjati një orë e 16 minuta.

Ajo ishte mundur në vitin 2015 nga Serena Williams, pikërisht në turneun londinez dhe dy vite më vonë, spanjolles i doli mundësia për të marrë revansh ndaj motrave Williams.

Me këtë sukses, Muguruza ngjitet në vendin e pestë në renditjen botërore të femrave, duke u shpallur gjithashtu spanjollja e dytë pas Koncita Martinez, që e kishte fituar këtë slam në vitin 1994.

Ky është turneu i dytë Grand Slem, që fiton Mugurza, pas suksesit në Roland Garros në vitin 2016.

Top Channel