Cërrik-Elbasan, i pakalueshëm për tre orë
14/07/2017 00:00
Aksi Cërrik-Elbasan do të jetë i pakalueshëm për rreth tre orë dhe sipas burimeve zyrtare shkak për këtë janë disa punime.
Policia e Elbasanit bën të ditur se aksi do të jetë i pakalueshëm për mjetet nga ora 23.00 e kësaj të premte deri në orën 02.00 të mëngjesit të së shtunës. Drejtoria e Rrugëve do të kryejë punime në këtë rrugë.
Top Channel