Përfundon rinumërimi, asnjë ndryshim mandatesh

13/07/2017 00:00

Pas gati më shumë se 10 orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi numërimin e 64 kutive të votimit të Qarkut të Tiranës, pas kërkesave të PS dhe PDIU.

Kjo e fundit pretendonte marrjen e mandatit te 34 të Tiranës, pasi për ta arritur atë i duheshin vetëm 36 vota. Por në përfundim të numërimit, rezultoi se PDIU arriti të merrte vetëm 5 vota më shumë nga rezultati paraprak i publikuar nga KQZ.

Në përfundim të numërimit, përfaqësuesi i PDIU, Erion Manohasa kërkoi nga KQZ rinumërimin e të gjithë kutive të Qarkut të Tiranës pasi sipas tij, nga rezultati i rinumërimit, u provua pretendimi i tyre për ndryshim të votave dhe devijimit të tyre.
 
KQZ e morri në shqyrtim kërkesën. Ne krah të PDIU doli edhe LSI, ndërsa socialistët ishin kundër. Gjashtë anëtarë të KQZ-së e rrëzuan kërkesën e PDIU, ndërsa mungonte anëtarja e shtatë, Vera Shtjefni.

Top Channel