
Rusia thotë se është gati të nisë nga punë për ndërtimin e dy sistemeve të reja ushtarake, që Moska thotë se i japin avantazh në një konflikt të mundshëm.
Njëri prej projekteve është sistemi i “trenit nuklear”. Bëhet fjalë për një kompleks raketash të vendosura në një tren të “kamufluar” si tren normal, por që mund të lëshojë gjashtë mbushje bërthamore njëkohësisht.
Rusët thonë se ky sistem është praktikisht i pamundur që të shkatërrohet totalisht nga një sulm i mundshëm dhe lejon vendin që të kundërpërgjigjet.
Një tjetër projekt është edhe përmirësimi i raketave “Satan”, për të kaluar tek “Satan 2” në gjendje që të transportojë 10 mbushjë bërthamore në të njëjtën kohë.
Zv.Kryeministri rus, Dmitry Rogozin tha për “Pravda” se vendi është gati që të nisën punën për jetësimin e të dy këtyre sistemeve.
Top Channel